Që prej 28 korrikut, Shqipëria vijon të jetë e përfshirë nga një valë e gjatë dhe përvëluese të nxehti, duke u gjendur nën ndikimin e temperaturave ekstreme që kanë pushtuar vendin. Edhe ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta e temperatura maksimale pritet të shkojë 41 gradë.Celcius në Berat e Gjirokastër, ndërsa Tirana, Shkodra, Elbasani dhe Fieri do të regjistrojnë temperatura deri në 40 gradë celcius. Lexo edhe:Eklipsi i Diellit në Europë vë Spanjën në fokus/ Spektakli i rrallë shihet edhe në Shqipëri Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

