Qendra e Gramshit mori sot një pamje ndryshe. Mes vapës së verës, zjarrfikësit zgjodhën të freskonin qytetarët me ujë, ndërsa shfrytëzuan momentin për të përcjellë edhe një mesazh të fortë për mbrojtjen e pyjeve. “Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr!”, ishte mesazhi që shoqëroi aktivitetin, ku protagonistë u bënë fëmijët dhe familjet e tyre. Përmes kësaj nisme, Shërbimi Zjarrfikës nënvizoi se parandalimi i zjarreve nis nga kujdesi i çdo qytetari dhe se mjafton një pakujdesi e vogël për të shkaktuar dëme të mëdha në pyje. LEXO EDHE:Zjarret e qëllimshme/ Mbi 400 të arrestuar në Francë, mes tyre 156 të mitur Në aktivitet morën pjesë edhe Bashkia Gramsh, vullnetarë holandezë, Qendra Kulturore e Fëmijëve Gramsh, Komisariati i Policisë së Shtetit Gramsh, Policia Bashkiake dhe Qendra Spitalore Gramsh. Në fund u përcoll edhe apeli i aktivitetit: "Një pikë ujë sjell buzëqeshje, ndërsa një shkëndijë zjarri mund të shkatërrojë mijëra hektarë pyje", duke u kërkuar qytetarëve të mos ndezin zjarre dhe të tregojnë kujdes për mbrojtjen e pyjeve. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë. Zjarrfikësit freskuan me ujë qendrën e qytetit, në zonën e Skelës. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 23:15 I nxehti ekstrem, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Vlorës (VIDEO) Temperaturat e larta të kësaj vere, kanë bërë që forcat zjarrfikëse të marrim masa për t’u ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve, duke freskuar sheshet qëndrore të qyteteve.Një gjë e tillë, veç Gramshit ka ndodhur edhe në Vlorë, ku forcat zjarrfikëse kanë hedhur ujë për të freskuar qendrën e qytetit dhe qytetarët që ndodheshin aty, në zonën e Skelës. R.Xh/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: zjarret zjarrfikës gramsh Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 5945 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
