Lajme Zone
Temperaturat e larta rrisin urgjencat shëndetësore, Brataj: Kemi mbi 500 vizita në ditë
EkonomiEuronews Albania

Temperaturat e larta rrisin urgjencat shëndetësore, Brataj: Kemi mbi 500 vizita në ditë

Rritja e temperaturave është shoqëruar edhe me pasoja shëndetësore në popullatë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se përgjatë muajit korrik ekipet iu përgjigjën me shërbim mbi 6700 qytetarëve që kërkuan ndihmë, për probleme lidhur me vapën. Ai thotë se mesatarisht çdo ditë po kryhen mbi 500 vizita, ndaj bën thirrje për disa masa parandaluese.

Rritja e temperaturave është shoqëruar edhe me pasoja shëndetësore në popullatë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se përgjatë muajit korrik ekipet iu përgjigjën me shërbim mbi 6700 qytetarëve që kërkuan ndihmë, për probleme lidhur me vapën. Ai thotë se mesatarisht çdo ditë po kryhen mbi 500 vizita, ndaj bën thirrje për disa masa parandaluese. “Ndikojnë dehidratimi, goditja nga të nxehtit. Fëmijët nuk duhet ti lëmë në makina me idenë që të mbarojmë një punë sepse për 5-10 minuta temperatura e brendshme organizmit mund të shkojë 20 gradë më shumë”, tha Shefi i Urgjencës Kombëtare. Personat që vuajnë nga prebleme kradiake dhe të sëmurët kronik janë një tjetër kategori për të cilët duhet treguar kujdes gjatë motit të nxehtë. “Enët e gjakut zgjerohen pothuajse në të gjithë hapësirën tonë të trupit duke eleminuar nxehtësinë por njëkohësisht duke eliminuar edhe likide”, tha ai. Ushqyerja me fruta perime, konsumi i lëngjeve, dhe shmangia e daljes në orët e pikut veçanërisht për fëmijët, gratë shtatëzëna, të moshuarit dhe sëmurët kronikë, mbetet këshilla kryesore e bluzave të bardha për muajin gusht.