Lajme Zone
Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë. Vendas dhe turistë të huaj kanë zgjedhur këtë të diel brigjet jugore për të kaluar fundjavën e fundit të korrikut, duke shijuar detin e pastër, diellin dhe temperaturat e favorshme për pushime. Plazhi i Palasës vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror. Ujërat e kristalta dhe ngjyra karakteristike blu e kanë kthyer këtë zonë në një pikë tërheqëse për vizitorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Fluksi i lartë i pushuesve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa temperaturat e larta do të mbeten prezente në të gjithë bregdetin shqiptar, duke e kthyer jugun në një nga destinacionet më të frekuentuara të këtij sezoni veror. Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut të Shqipërisë pic.twitter.com/ICoPkRCaVU— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 26, 2026