Vendi ynë sot do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin. LEXO edhe...Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat sot arrijnë deri në 40 gradë celsius Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. Xh.K/E.H/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.5% Jo 47.1% Nuk e di 6.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
