Këtë nëntor, Tirana East Gate (TEG) feston 15-vjetorin e hapjes së tij, duke e kthyer muajin në një festë kushtuar të gjithë vizitorëve, me oferta ekskluzive, aktivitete argëtuese dhe surpriza që do të zgjasin përgjatë gjithë muajit.
Që prej hapjes në nëntor 2011, TEG është konsoliduar si një nga destinacionet më të frekuentuara në Shqiperi, duke u bërë kështu pjesë e përditshmërisë së vizitorëve për blerjet e sezonit, takimet me miqtë, filmat në kinema e shumë më shumë. Ndërkohë, për shumë familje, fundjavat në TEG janë kthyer në një traditë, me gamën e gjerë të argëtimit për të gjitha grupmoshat. Sot, TEG është shtëpia e më shumë se 100 markave të mirënjohura si Neptun, Jumbo, Zara, Spar, H&M e shumë të tjera. Në 15-vjetorin e saj, TEG feston pikërisht momentet që kanë shoqëruar rrugëtimin e tij ndër vite.
Nën konceptin "Festojmë ritmin e lumturisë", gjate gjithe muajit nëntor vizitoret do të gjejnë oferta të dedikuara nga markat e qendrës, aktivizime speciale dhe një atmosferë festive që do të ndihet në çdo cep të TEG. Përvjetori sjell një mundësi unike për të kombinuar përfitimet nga blerjet me eksperienca argëtimi dhe aktivitete për të gjithë familjen.
Kulmi i festimeve do të zhvillohet në datat 13-15 nëntor, kur TEG do të mirëpresë publikun me një program të veçantë performancash, shfaqjesh me artistë ndërkombetarë dhe surprizash. Përgjatë këtyre ditëve, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë atmosferën më festive të vitit, në një fundjavë ku muzika, argëtimi dhe emocionet do të behen pjesë e eksperiencës së çdo vizite.
Festës i bashkohen edhe dyqanet, me oferta ekskluzive që i gjeni vetëm në TEG përgjatë nëntorit. Nga veshjet dhe aksesorët e sezonit te detajet për shtëpinë, vizitorët mund të zgjedhin diçka për veten apo për njerëzit e tyre të dashur, duke përfituar nga ofertat në dyqanet e tyre të preferuara.
Me oferta ekskluzive, aktivitete për familjen dhe një program festiv qe kulmon gjatë datave 13-15 nëntor, ky muaj do të jetë një festë e vërtetë për të gjithë vizitorët.
TEG ju fton të bëheni pjesë e 15-vjetorit dhe të perjetoni së bashku ritmin e lumturisë që ka shoqëruar këtë rrugëtim ndër vite. Ndiqni rrjetet sociale të TEG dhe teg.al për të zbuluar më shumë.
TEG është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Europën Juglindore.

