Lajme Zone
Teatri i Braçes, "opozitarit" që nuk e kalon vijën e kuqe
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Teatri i Braçes, "opozitarit" që nuk e kalon vijën e kuqe

Erion Braçe ka zgjedhur sot të shpjegojë publikisht pse votoi pro Reformës Territoriale, ndonëse vetëm pak orë më parë ishte shfaqur si një prej kundërshtarëve më të zëshëm të hartës së re brenda Partisë Socialiste. Në një reagim të gjatë, deputeti socialist foli për presionin e kryesociliastit Edi Rama, disiplinën partiake, përgjegjësinë ndaj zgjedhësve dhe mënyrën se si kryeministri ushtron push

Erion Braçe ka zgjedhur sot të shpjegojë publikisht pse votoi pro Reformës Territoriale, ndonëse vetëm pak orë më parë ishte shfaqur si një prej kundërshtarëve më të zëshëm të hartës së re brenda Partisë Socialiste. Në një reagim të gjatë, deputeti socialist foli për presionin e kryesociliastit Edi Rama, disiplinën partiake, përgjegjësinë ndaj zgjedhësve dhe mënyrën se si kryeministri ushtron pushtetin.

Por, pas gjithë fjalëve, ashtu siç u pa edhe në parlament, Braçe e kundërshtoi reformën në deklarata, por e mbështeti me votë.

Deputeti e shpjegon vendimin e tij me dëshirën për të qëndruar në Kuvend e për të vazhduar punën që, siç thotë ia kanë besuar qytetarët.

Madje shton se mandatin ia kanë dhënë votuesit dhe jo Edi Rama, ndërsa Parlamentin e konsideron vendin ku duhet të ushtrojë pikërisht këtë detyrë.

"Të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij, punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz, të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo, kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve u jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi” e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”, u shpreh Braçe ndër të tjera, pa shpjeguar se nëse deputeti i PS ishte i bindur se ndarja e re territoriale nuk përbënte reformë të vërtetë, por vetëm një ndryshim të hartës administrative, përse vendosi ta votonte? Revolta pasi u ngrit kartoni jeshilPërpara votimit, Braçe kishte kundërshtuar projektin e mazhorancës, duke kërkuar që reforma të niste nga kompetencat, financat dhe autonomia e pushtetit vendor, dhe jo thjesht nga ndryshimi i kufijve të bashkive. Ai e kishte cilësuar presionin për të votuar sipas qëndrimit të shumicës si një deformim të demokracisë brenda PS-së, mwegjithatë, kur erdhi momenti i vendimmarrjes në Kuvend, kartoni i tij u ngrit pro.

Në reagimin e tij të mëvonshëm, Braçe shpjegon se zgjodhi të qëndronte në grupin parlamentar për të vijuar punën si deputet. Ai thotë se nuk dëshiron të largohet nga detyra që i kanë besuar zgjedhësit dhe se synon të vazhdojë të jetë pranë tyre.

Por këtu nis edhe kontradikta e qëndrimit të tij sepse nëse mandati është përgjegjësi ndaj qytetarëve, atëherë vota është një prej mjeteve kryesore për ta përmbushur atë përgjegjësi. Deputeti nuk përfaqëson zgjedhësit vetëm kur flet për ta, por edhe kur merr vendime që prekin drejtpërdrejt interesat e tyre.

Nëse Braçe e konsideronte hartën e re të gabuar, mund ta kundërshtonte me votë dhe kjo do të mund ta vendoste në konflikt me drejtimin e PS-së, por jo t'ia hiqte automatikisht mandatin parlamentar. Kështu, argumenti i tij për përgjegjësinë ndaj zgjedhësve përplaset me vendimin konkret që mori në Kuvend. Ai kërkon të shihet si deputeti që nuk i bindet verbërisht Ramës, por në votimin për reformën u rreshtua me shumicën që e miratoi atë.

Nga investimet strategjike te Paketa e MaleveÇështja e votës për Reformën Territoriale nuk është e vetmja që mund të përdoret për të vënë në diskutim kontrastin mes profilit kritik të Braçes dhe qëndrimeve të tij parlamentare.

Ligji për investimet strategjike, ndryshimet për zonat e mbrojtura dhe Paketa e Maleve janë nisma që kanë nxitur të tjera debate . Kritikët kanë foluir për ndikimin mbi territorin, pasuritë natyrore dhe mënyrën se si mund të përfitojnë investitorë të caktuar. Për Paketën e Maleve, qeveria argumenton se synon të nxisë investimet dhe ekonominë në zonat malore, ndërsa kundërshtarët e nismës janë shptrehur të shqetesesuar se kush fshihet si përfitues dhe kush do jenë pasojat e saj.

Për Braçen, çështja nuk është vetëm nëse ai ka folur apo jo kundër këtyre nismave, por edhe se si ka vepruar kur ato janë votuar. Nëse ka mbështetur ligje që më pas janë kundërshtuar për pasojat e tyre mbi territorin dhe interesin publik, atëherë qëndrimi i tij duhet vlerësuar përmes votave konkrete, jo vetëm përmes deklaratave sepse një deputet nuk mund të kërkojë të vlerësohet vetëm për kritikat që bën, duke lënë në hije vendimet që mbështet.

Opozitari që nuk e kalon vijën e kuqeNë reagimin e tij, Braçe kritikon Ramën për përqendrimin e pushtetit, për mënyrën se si imponohen vendimet brenda PS-së dhe për mungesën e vullnetit për të transferuar kompetenca reale te pushteti vendor. Ai i kërkon kryeministrit të mbajë përgjegjësi për gabimet e veta, në vend që t'ua faturojë ato vetëm ministrave dhe drejtuesve të tjerë.

Dhe në rastin e Reformës Territoriale, Braçe zgjodhi të ruante vendin e tij të punës në rresht me socialistët e tjerë, ndërsa revoltën ndaj mënyrës se si funksionon ky rresht e shprehu pasi votimi kishte përfunduar dhe kur fjalët e kishte marrë era. S.Gj-Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm