Kryeministri Edi Rama gjatë daljes në rrjetet e tij sociale, ka thënë disa të vërteta sa i përket biznesmenit dhe pronarit të mediave, Irfan Hysenbelliu. Ky i fundit, tha Rama, nuk paguan sigurimet shoqërore të punonjësve dhe rrogat jua shpërndan si lëmosha. Kryeministri tha më tej se këtë imunitet Hysenbelliut, ja ka dhënë Prokuroria e Tiranës. Sipas tij, shteti dhe drejtoria e Tatimeve, prej vitesh kanë çuar padi për evasion fiskal, por pas padive, Prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e Tatimeve në vend që të veprojë ndaj Hysenbelliut “95% e studentëve të mjekësisë nuk janë në atë protestë, nuk janë me gurë dhe maska por nga ana tjetër nuk duan as dialog. Në atë lëvizjen që atëherë ishin 20 e ca mijë studentë, jo studentët e televizionit të News24. Më erdhi një mesazh nga operator që më thoshte të lutem na ndihmo, se nuk u paguan sigurimet shoqërore punonjësve prej vitesh dhe rrogat i marrin si lëmosha. Ndërkohë që ky pronari që prodhon lajme me rebelim kudo, ka imunitet që ja ka dhënë prokuroria e Tiranës, ku prej vitesh shteti, Tatimet kanë çuar padi për evasion fiskal me miliona eruo. Pasi çohen dokumentat e evazionit fiskal, fshehjes së parave, prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e Tatimeve”, tha Rama. Këto të vërteta se Irfan Hysenbelliu është një njeri i mbytur në borxhe dhe nuk paguan rrogat e gazetarëve, CNA i ka raportuar vazhdimisht. Disa javë më parë, CNA raportoi se sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, Hysenbelliu ka rreth 20 milionë euro borxh në shtet. Irfan Hysenbelliu i “zhytur” në borxhe/ Zbulohet shifra marramendëse që i detyrohet Tatimeve 2 Gusht, 20:56 Prej tyre, rreth 10 milionë euro janë borxhe ndaj Tatimeve të kryeqytetit dhe 10 milionë euro janë borxhe të tjera. Në fakt, parimi i Irfanit është të mos paguajë taksat në shtet dhe borxhet, apo të ndërtojë pa leje. Borxhi prej rreth 20 milionë eurosh po tentohet të mblidhet nga Tatimet, por me sa duket është mjaft e vështirë.
Për mburojë, Irfani përdor mediat e tij, me të cilat më pas sulmon inspektorët e Tatimeve, drejtuesit e Tatimeve apo punonjësit e administratës shtetërore, të cilët shkojnë të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën. /CNA Paratë e inceneratorëve, Onkologjiku dhe Fane Kapteri 7 Tetor, 11:39 FAKTET/ Ja fytyra e vërtetë e Irfan Hysenbelliut
13 Gusht, 19:13 Ish-ministri i Brendshëm këndon nga dritarja e Irfanit
10 Gusht, 21:09 Irfan Hysenbelliu i “zhytur” në borxhe/ Zbulohet shifra marramendëse që i detyrohet Tatimeve 2 Gusht, 20:56 Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
21 Korrik, 14:04 Irfan mashtruesi kundër shtetit
20 Korrik, 15:45 Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut
19 Korrik, 12:45 Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve 5 Qershor, 17:40 Mashtrues Irfani terror ndaj Tatimeve 3 Qershor, 20:01 Irfan Hysenbelliu nuk mbështet protestat, kërkon të shpëtojë për të mos paguar taksat 2 Qershor, 17:52 Mashtruesi, bojkotuesi dhe sabotuesi Irfan Hysenbelliu 31 Maj, 10:41 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

