Më 11 Korrik 2026, në Tiranë do të zhvillohet koncerti i këngëtarit ndërkombëtar Kanye West. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë: LEXO edhe...Vetëm shtatë muaj në ekip, Agim Ibraimi jep dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Partizanit -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet; -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”; -Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””; -Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje. Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit. Agjencia për Media dhe Informim (MIA), ka publikuar sot një mesazh për të gjithë pjesëmarrësit për të përdorur linjën e dedikuar të transportit me qëllim shmangien e trafikut. "Eagle Stadium" ku do të zhvillohet koncerti, do të ketë 60 mijë vende, dhe po ngrihet në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Mbi 3.500 punonjës janë angazhuar në ndërtimin dhe përgatitjen e arenës. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe vijon më pas në Azi dhe Europë. Ndërkohë sot, qeveria ka dorëzuar në Kuvend aktin normativ përmes së cilit financuan me 4 mln euro mbarëvajtjen e një prej aktiviteteve kulturore-artistike të vlerësuara si më të rëndësishmet vitet e fundit. K.M/ReportTv.al kanye west koncerti i Kanye West Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.9% Jo 27.7% Disi 3.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

