Lajme Zone
Të shtënat me armë në Milot, pista kryesore ku po heton policia
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat me armë në Milot, pista kryesore ku po heton policia

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-Posta e Policisë në Milot. Dyshohet se një automjet tip "Audi A6", model i vjetër, ka ndjekur nga pas një automjet tip "Audi A7", në të cilin udhëtonte personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit.

Foto ilustrim Hetuesit po verifikojnë konfliktet personale dhe familjare si motiv të mundshëm të sulmit, ndërsa autori i dyshuar mbetet në arrati. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Milotit, ku një automjet u qëllua disa herë ndërsa ishte në lëvizje.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-Posta e Policisë në Milot. Dyshohet se një automjet tip "Audi A6", model i vjetër, ka ndjekur nga pas një automjet tip "Audi A7", në të cilin udhëtonte personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit.

Burimet bëjnë me dije se, ndërsa të dy automjetet ishin në lëvizje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të "Audi A7". Pavarësisht të shtënave, nga verifikimet e deritanishme rezulton se nuk ka persona të plagosur.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshimet se motivi i sulmit lidhet me një konflikt familjar. Sipas të njëjtave burime, personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit ishte divorcuar nga motra e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Policia konfirmon se, nga verifikimet e kryera deri tani, nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet policore vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

"Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.", thuhet në njoftimin e policisë. Kërcet arma në Lezhë, qëllohet ndaj një makine në lëvizje te Ura e Milotit; policia në ndjekje të autorit 1 Gusht, 22:23 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kaloi semaforin e kuq me "Porche" në Vlorë dhe përplasi 20-vjeçaren; del emri kush shoferi që u arratis nga vendi i ngjarjes 2 Gusht 2026, 10:2010:20Kronike Zbulohet parcelë me mbi 1100 rrënjë kanabis në Dibër, arrestohen dy persona 2 Gusht 2026, 10:2110:21Kronike Kërcet arma në Lezhë, qëllohet ndaj një makine në lëvizje te Ura e Milotit; policia në ndjekje të autorit 1 Gusht 2026, 22:2222:22Kronike Një plumb në qafë i mori jetën, autopsia zbardh detajet e ekzekutimit të 25-vjeçarit shqiptar në Itali! 1 Gusht 2026, 19:1219:12Kronike Turistët italianë denoncuan se u dhunuan, policia sqaron ngjarjen: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish! 1 Gusht 2026, 18:0018:00Kronike Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet për një viktimë 1 Gusht 2026, 15:0615:06Kronike