Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Barbullush
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Barbullush

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Barbullush, në Vau të Dejës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, pas një konflikti të çastit mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe identifikimin e autorit të të shtënave.