Foto ilustruese 40-vjeçari ekzekutohet te hyrja e pallatit... Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç.
Mësohet se viktima është 40-vjeçari Ilir Gjini i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa po hynte në banesë.
AI njihej edhe si Ilir Lika, alias Kokaj, alias Nure. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën deri në momentin kur e qëlluan. Ai është qëlluar me plumb në kokë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet e krimit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
"Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njofton policia.vrasje lac policia naten vlore 1100x620 policia naten 1 433x300 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Goditet rrjeti i kokainës në Ekuador, arrestohet shqiptari i dyshuar si lidhja me organizatat kriminale në Europë 9 Korrik 2026, 22:0422:04Kronike Vrasja e Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet pas dy vitesh dhe dërgon për gjykim 5 persona 9 Korrik 2026, 21:2421:24Kronike Detaje nga plagosja në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut që u sulmua me thikë! 9 Korrik 2026, 18:1618:16Kronike Këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen miliona lekë; ekzekutohen 11 masa sigurie 9 Korrik 2026, 17:2817:28Kronike E rëndë në Shëngjin, plagoset me thikë një person! 9 Korrik 2026, 17:2717:27Kronike Aksioni i Prokurorisë në Kadastrën e Durrësit, vetëm vala e parë; pse mungon emri i "sekserit" në listën e të arrestuarve? 9 Korrik 2026, 17:1317:13Kronike

