Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin.

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me inicialet V.P ka marrë plagë në kofshë ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit, si dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.