Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Krumë të Hasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jakup Aga, banues në Krumë, është qëlluar në këmbë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, Fatjon Dauti, rreth 30 vjeç, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krumë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel

