Lajme Zone
"Të shkrihet parlamenti"/ Berisha dhe deputetët e PD-së mbërrijnë në Kuvend
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Të shkrihet parlamenti"/ Berisha dhe deputetët e PD-së mbërrijnë në Kuvend

Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët e tj...

Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët e tjerë të PD-së ka mbërritur në Kuvend për seancën plenare.

Para hyrjes në Kuvend, Berisha foli për mediat ku tha se Parlamenti duhet të shkrihet dhe qyetarët duhet të fitojnë betejën e tyre. “Parlamenti mblidhet në rrethim! I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.

Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha shkurtimisht Berisha. Ndërkohë pak metra larg Kuvendit vijojnë përplasjet dhe tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.