Faqja “Youth Strike” ka publikuar pamje nga protestat në Europë dhe në shtete të tjera të botës. “Youth Strike” nënvizon se të rinjtë janë duke luftuar për të ardhmen e tyre. “Një botë tjetër është e mundur dhe të rinjtë po luftojnë për të! E nesërmja do të jetë vetëm fillimi. Bashkohuni me protestat ndërkombëtare të të rinjve në të gjithë Europën dhe më gjerë. Luftoni për të ardhmen e rinisë, jo për luftrat e tyre”. View this post on Instagram A post shared by International Youth Strike (@youth_strike) Faqja ka publikuar fotografi nga protesta e fuqishme edhe në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar, u mbajt sot protesta e 173-të me radhë kundër qeverisë.
Të rinjtë dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke u shprehur se kërkojnë ndryshim të sistemit politik dhe largimin e klasës së vjetër politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Shqiperia youth strike

