Lajme Zone
Të rinjtë në Pogradec rikthehen në bulevard pas shoqërimeve dhe përplasjeve me policinë
PolitikëEuronews Albania

Të rinjtë në Pogradec rikthehen në bulevard pas shoqërimeve dhe përplasjeve me policinë

Pavarësisht se ka pasur disa të shoqëruar dhe 3 herë ndërhyrje nga policia, të rinjtë në Pogradec janë rikthyer në bulevard.

Pavarësisht se ka pasur disa të shoqëruar dhe 3 herë ndërhyrje nga policia, të rinjtë në Pogradec janë rikthyer në bulevard. Edhe pse të pakët në numër të rinjtë kanë zgjedhur të marshojnë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” “Rama në burg, Berisha në burg”. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, të rinjtë e Pogradecit kanë zgjedhur që të japin një mesazh tjetër, të mos dëmtojnë pronën publike, institucionet apo shkollat por të dalin paqësisht për të ardhmen e tyre dhe të drejtat e tyre të mohuara sipas tyre. Nxënësit thanë se ka pasur edhe shumë të rinj të tjerë që kanë dashur të dalin dhe ti bashkohen marshimit por nuk janë lejuar nga shkollat. Në radhët e tyre munguan fëmijët problematikë apo 13 e 14 vjeçarët të cilët në disa raste siç ndodhi në Korçë bëhen të dhunshëm duke thyer objekte publike dhe xhama. Të rinjtë thanë se do të punojnë për organizimin e radhës për ditën e hënë, me shpresën se edhe shumë të tjerë të rinj do tu bashkohen.