Lajme Zone
Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama: Hajdeni (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama: Hajdeni (VIDEO)

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën është mbyllur pas rreth dy orësh diskutimesh, ku pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën është mbyllur pas rreth dy orësh diskutimesh, ku pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Në përfundim të mbledhjes, teksa Rama dhe përfaqësues të tjerë të socialistëve po largoheshin nga ambientet e Universitetit të Arteve, një grup studentësh i priste jashtë, në ambientet e Universitetit Politeknik. Të rinjtë kanë brohoritur në kor thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kryeministri ka reaguar duke e kaluar situatën me sportivitet. Rama shihet teksa u drejtohet studentëve me një gjest të dorës, ndërsa dëgjohet të thotë: “Hajdeni”.