Ky është momenti kur një furgon i Policisë përballet me zemërimin e një grupi të rinjsh gjatë protestës në Tiranë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke hedhur gurë në drejtim të automjetit, duke i thyer xhamat dhe duke e detyruar të ndryshojë drejtim e të largohet.
Pamjet vijnë në një tjetër mbrëmje të tensionuar, teksa të rinjtë u përballën me uniformat blu për orë të tëra edhe sot në rrugët e kryeqytetit.
Protesta po shoqërohet me episode të forta dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve ka dalë prej kohësh përtej mureve të institucioneve.

