Pamjet e një proteste të nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi, u përdorën nga kreu i PD-së Sali Berisha, përfaqësues të opozitës dhe disa portale në vend, si një protestë e gjimnazistëve te “Qemal Stafa” në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas pretendimeve, nxënësit bojkotuan mësimin me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi manipulim dhe përdorim politik videon e protestës në Tuz, sikur të ishte në Shqipëri. LEXO edhe...S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit Përmes një reagimi publik, Balla akuzoi opozitën se po përdor një ngjarje që nuk ka lidhje me Shqipërinë për të ndërtuar narrativë politike, duke e konsideruar këtë një veprim të papranueshëm. “Çfarë ligësie dhe turpi përdorimi nga kukullat e bufit Sali i videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi? Vaj medet opozita”, shprehet Balla. Sipas tij, përdorimi i pamjeve të nxënësve për qëllime politike tregon mungesë përgjegjshmërie dhe dëshpërim nga ana e kundërshtarëve politikë. Në videon origjinale, nxënësit në Tuz kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të shkollës. G.M./E.H/ReportTv.al Gjimnazi Qemal Stafa fake news proteste shkolla Tuzi edi rama taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8685 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
