Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast që lidhet me pagesën për rinovimin e librezave të Shoqatës së Invalidëve. Sipas tij, ai dhe bashkëshortja e tij, të dy persona me status invaliditeti, janë paraqitur për të rinovuar librezat, por janë përballur me një tarifë më të lartë se një vit më parë.
Ai ka treguar se këtë vit duhej të paguanin 2000 lekë të reja ndërkohë që një vit më parë çmimi ishte më i ulët, 7500 lekë. Ai kërkon të dijë se me çfarë të drejte është rritur tarifa, kur invalidët përjashtohen nga shumë taksa.
Qytetari kërkon transparencë mbi vendimin për ndryshimin e tarifës dhe sqarim zyrtar se mbi çfarë baze është vendosur rritja e pagesës për anëtarët e shoqatës së invalidëve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje desha te denancoj nje rast per shoqaten e Invaliteve shkova te rinovoj dy librezat timen dhe te gruas se jemi te dy invalide kur do te beja pagesen me thane ato zoterite qe ishin aty bejne te dy librezat 2000 lek te reja kur nje vit me pare kushtojshin me pak desha te dije me cfare te drejte ngrejne cmimin kur ne invalidet perjashtohemi nga te gjitha taksat Pershendetje me pare kemi paguar 7500 te vjetra por nuk na mernim asnje lloj dokumenti por sot na dhane nje mandat me shumen 1000 mij lek te vjerta 10000 mij lek te vjetra Jo kur e pyeta pet cmimin me tha qe cmimi eshte rritur qe ne JANAR nuk me dha shpjegim tjeter

