Lufta e studentëve për rrëzimin e kastës së vjetër politike vijon! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e Edi Ramës dhe ky i fundit po ashtu nuk e lëshon detyrën deri, siç thotë, në ditën e fundit të kontratës me Popullin. Në këto kushte, çfarë pritet të ndodhë? Po me protestën, pse ka ndryshuar strategjia dhe kush e ka ndryshuar? Çfarë tregoi Rama me paketën fiskale 2027?
Po me kërcënimet? Po Berisha pse po ndërhyn për ta dëmtuar protestën? A duhet të ndjekin studentët tanë shembullin e Serbisë? Pse dhe si u rrëzuar Vuçiç dhe impakti në Tiranë? Çfarë do të ndodhë me qeverinë e re atje dhe kursin që do të mbajë në raport me Kosovën, BE-në e Rusinë?
Zgjedhjet në Izrael: Bibi Netanyahu fiton, por jo shumicën. Partitë arabe, vendimtare në fatin e qeverisë së re. Çfarë do të bëjë Trump? Ndihma e tij për Netanyahu-n do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA? Këto dhe të tjera, na ndiqni pas pak në ''Të Pashoq'', i ftuar Ilir Kulla. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Live

