Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Të ndalet dhuna ndaj protestuesve! 11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp”/ Bardhi: I dolët kundër SPAK për Belindën, por mos i dilni për zot vilave të saj, e sollët zvarrë nga palestra…


Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë thirrje që policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të garantohet e drejta e tyre për të protestuar.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë thirrje që policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të garantohet e drejta e tyre për të protestuar. Në protestën jashtë Kuvendit janë shënuar përplasje mes qytetarëve dhe policisë, çka çoi edhe në përdorimin në masë të konsiderueshme të sprajit lotsjellës. Bardhi kashtuar që kryeministri Rama duhet të ishte sot në Kuvend ku duhet të japë llogari për çështje që lidhen me kryerjen e detyrës së tij, dhe të japë llogari pse ka propozuar Vlora Hysenin në krye të SHISH. “Të ndalet menjëherë dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që qytetarëve t’i mohohet e drejta për të protestuar. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe t’i garantojnë qytetarëve të drejtën për protestë paqësorë. Duhet të dëgjoni zërin e qytetarëve që protestojnë dhe ato qytetarëve nga zonat tuaja elektorale që ju kërkojnë të mos votoni hartën. Është e papranueshme që ne rrimë këtu brenda për të përmbushur detyrën tonë , ndërsa qytetarët pengohen në ushtrimin e të drejtës Kushtetuese. Kur dëgjova Ballën se tha mbështesim Prokurorinë e Posaçme, por duhet të kujtojë kur i dolët kundër SPAK për të mbrojtur një të korruptuar ku e sollët zvarrë nga palestra për të votuar reformën Territoriale, Mos i dil për zot vilave të Belindës, nga Dhërmiu, në Itali e Vjenë. Mos na bëj leksione këtu. Ju jeni palë, por shumë nga kolegë tanë nuk janë palë, sepse nuk janë ekipi i Ergys Agasit… T’i the nuk mund të kërkojmë llogari për këtë çështje sepse jemi palë, por Kuvendi i Shqipërisë dhe shumica nuk janë palë. Kjo është interpelanca e 11 që refuzoni të sillni këtu Kryeministrin e Shqipërisë. Është një turp”, tha ndër të tjera Bardhi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb