Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që vijnë në kontakt me organet ligjzbatuese. Propozimet janë: LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë - një formular të drejtash i shkruar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet para marrjes në pyetje; - avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji; - njoftim i hershëm i punonjësit të mbrojtjes së fëmijës; - të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën si zbatohen këto garanci. Ministri i paraqiti këto masa si pjesë të qasjes së qeverisë ndaj dhunës së javëve të fundit: "Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një pjesë të veçantë: fëmijën." Gogu bëri të ditur se projekti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, i hartuar me asistencën teknike të UNICEF-it, është në konsultim publik deri më 22 nëntor. Ai propozoi që në konsultim të dëgjohen edhe vetë fëmijët, rreth 20 nëntorit, Ditës së të Drejtave të Fëmijës. Ministria po punon edhe për transformimin e institutit për të miturit, drejt një modeli që forcon arsimin, rehabilitimin dhe rikthimin në familje. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po harton plane parandalimi në shkolla. Ministri e lidhi këtë punë me qasjen e drejtësisë sociale që Ministria po nis: "Drejtësia duhet të arrijë te fëmija, edhe kur familja e tij nuk ka avokat, nuk ka lidhje, apo nuk di ku të trokasë." "Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë", tha Gogu. Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise te miturit toni gogu ministria e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.9% Jo 39.7% Nuk e di 9.3% Vota total: 375 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

