Lajme Zone
Të lehura qensh në sfond, Monika Lubonja 'thumbon' kritikët: Nuk e flas gjuhën e tyre! Komentuesja: Më mirë të heshtje! Aktorja: S'kam bërë asnjë turp (VIDEO)
TeknologjiReport TV

Të lehura qensh në sfond, Monika Lubonja 'thumbon' kritikët: Nuk e flas gjuhën e tyre! Komentuesja: Më mirë të heshtje! Aktorja: S'kam bërë asnjë turp (VIDEO)

Ajo që tërheq vëmendjen është edhe audioja e zgjedhur për postimin, ku dëgjohen qen duke lehur, një detaj që duket si një kundërpërgjigje ironike ndaj kritikuesve të saj. Një komentuese i është shprehur se publiku ia ka dhënë famën dhe si person publik, duhet të pranojë edhe kritikat e të pranojë se veprimi i saj s'ishte i duhuri.

Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave që ka marrë në vijim të publikimit të videove intime që qarkulluan pak javë më parë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke buzëqeshur dhe shoqëron pamjet me një mesazh që duket se u drejtohet personave që e kanë kritikuar. LEXO edhe...Publikimi i videove, Marina Fara mbështet publikisht nënën e saj, Eli Farën: Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt! “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, shkruhet në video. Ajo që tërheq vëmendjen është edhe audioja e zgjedhur për postimin, ku dëgjohen qen duke lehur, një detaj që duket si një kundërpërgjigje ironike ndaj kritikuesve të saj. Një komentuese i është shprehur se publiku ia ka dhënë famën dhe si person publik, duhet të pranojë edhe kritikat e të pranojë se veprimi i saj s'ishte i duhuri. "E dashur Monika, ky publik që ti sot e quan “qen”, deri dje ishte ai publik që të përkrahu dhe të bëri të arrije aty ku je sot. Ajo që bën me jetën tënde nuk më intereson aspak, por, si person publik që je, duhet të pranosh edhe kritikat e publikut, jo vetëm komentet e bukura. Ndaj pranoje se ajo që ke bërë nuk ishte aspak e bukur. Do të ishte më mirë të qëndroje në heshtje dhe të vazhdoje jetën tënde, në vend që të dilje këtu dhe të ofendoje publikun. Sepse turpin e bëre ti, jo ne! Ok!", shprehet vajza. Aktorja ia kthen se postimi i dedikohet kujtdo që e ka fyer. Ajo shton se s'ndihet e turpëruar, ndërsa i kërkon ta vendosë veten edhe në vendin e saj, të filmohet pa e ditur se po ndodh. "Përshëndetje, e dashur! Unë nuk e kam me publikun që më ka mbështetur. Përkundrazi, të gjithëve u kam dërguar mesazhe falënderimi dhe mirënjohjeje. Por e kam me ato profile që më kanë fyer deri edhe familjarisht. Unë nuk kam bërë asnjë turp! Kur të komentoni, mos e bëni për të marrë sërish pëlqime në kurrizin tim, duke më fyer. Mendo për një çast sikur të të ndodhte ty me të dashurin tënd, pa ditur asgjë. Nuk do të të fajësoja ty, por atë që të filmon pa dijeninë tënde. Të uroj të mos gjykosh të tjerët, sepse jeta është e gjatë dhe kurrë nuk i dihet se çfarë mund të të ndodhë nesër", shkruan Lubonja. Kujtojmë që aktorja ka ngritur një padi ndaj kompozitorit Adi Hila. P.J/E.H/ReportTv.al Monika Lubonja videot intime te artisteve adi hila Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.3% Nuk e di 8.6% Vota total: 521 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?