Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Të japë dorëheqjen e të hapë krahun”/ Rama kërkon takim, protestuesi refuzon: Nuk ka dialog me kriminelë! Ka hyrë në gjak me shqiptarët


Një qytetar që i është bashkuar protestës kundër qeverisë në Tiranë ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Një qytetar që i është bashkuar protestës kundër qeverisë në Tiranë ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij. Protestuesi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë, të cilin e bën përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Ai deklaroi se rrugët e Tiranës janë përgjakur nga dhuna ndaj protestuesve, ndërsa përdori edhe një krahasim me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe. “Rama ka hyrë në gjak me shqiptarët. Tërë rrugicat e Tiranës i ka mbushur me gjak të rinjsh. As serbët nuk ua kanë bërë kosovarëve këtë”, u shpreh qytetari. Duke folur edhe në cilësinë e një prindi, protestuesi theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e asnjë dialogu me kryeministrin, duke këmbëngulur se e vetmja zgjidhje është largimi i tij nga pushteti.

“Nuk bëhet dialog me një kriminel. Si prind nuk jam dakord për dialog. Rama të japë dorëheqjen e të hapë krahun”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb