Protesta antiqeveritare vijon prej 97 ditësh, ndërsa një prej protestuesve ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshimin e paralajmëruar për ditën e hënë, kur sipas tij shënohen 100 ditë rezistencë. Në një deklaratë gjatë protestës, ai ka përdorur tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për drejtimin e një regjimi të korruptuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij. “Kryeministri i Shqipërisë duhet të shtrohet në psikiatri. Me fjalimet e tij tregon çdo ditë se ka dalë mendsh. Ditën e hënë bëjmë 100 ditë rezistencë, 100 ditë sakrifica”, u shpreh protestuesi. Ai u bëri thirrje qytetarëve nga veriu në jug që t’i bashkohen marshimit, të cilin e cilësoi si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. “I bëj thirrje çdo shqiptari nga veriu në jug, të bashkohen në marshimin më të bukur të demokracisë 35-vjeçare të Shqipërisë. Vetëm bashkë do t’i tregojmë regjimit të korruptuar se ne jemi këtu dhe nuk lejojmë plaçkitjen e vendit”, tha ai.
Në përfundim, protestuesi deklaroi se qytetarët janë sovrani dhe kërkoi që kryeministri të largohet nga detyra.
“Ne jemi sovrani dhe ti do të japësh dorëheqjen me çdo formë e me çdo kusht”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
