Lajme Zone
“Të gjithë në shesh kundër sistemit”/ Protestuesi: Qytetarët dhe deputetët të dalin përballë Ramës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Të gjithë në shesh kundër sistemit”/ Protestuesi: Qytetarët dhe deputetët të dalin përballë Ramës

Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundë...

Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundër qeverisë dhe teksa mbërritën me marshim para Kryeministrisë, po vijojnë edhe sot me fjalimet e tyre.

Një prej protestuesve u shpreh se nuk do të ndalen me qëndrimet e tyre kundër sistemit politik në vend.

Ndër të tjera, protestuesi tha se në këtë pikë të tubimeve të përditshme, inkurajohen të gjithë qytetarët dhe deputetët që të përballen me kryeministrin Edi Rama. “Të gjithë në shesh kundër këtij sistemi kriminal. Lëvizja nuk bëhet dot pis. Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje janë në shesh. Pika e parë e kësaj proteste është ajo që kemi kërkuar që prej ditës së parë. Dhe kjo është dorëheqja. Nuk do të thotë se nuk inkurajojmë qytetarët e deputetët të dalin përballë Ramës”,-tha qytetari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.