Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme në Tiranë, në mbështetje të revoltës studentore. Përmes një deklarate të shpërndarë nga Zyra e Medias dhe Komunikimit të PD-së, Berisha u kërkoi shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, duke e cilësuar mbështetjen për studentët si një çështje që prek të ardhmen e vendit.
Sipas tij, suksesi i revoltës studentore do të ishte një sukses për çdo qytetar që dëshiron të ndërtojë jetën në Shqipëri.
“Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai. Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend”, shprehet Berisha.
Kreu i PD-së vlerësoi gjithashtu qëndrueshmërinë e studentëve gjatë protestave, duke theksuar se ata kanë dëshmuar guxim dhe vendosmëri.
“Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre. Ata meritojnë çdo mbështetje. Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre. Të gjithë në Tiranë, të gjithë me studentët!”, përfn thirrjen e tij Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

