Lajme Zone
Të fshehtat e celulave shqiptare të “Vëllazërisë Muslimane” në Athinë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Të fshehtat e celulave shqiptare të “Vëllazërisë Muslimane” në Athinë

Aksioni i bujshëm që çoi në arrestimin e një grupi me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në Athinë, të dyshuar se po përgatisnin një akt terrorist, është zbardhur thuajse plotësisht. Materialet e operacionit kanë mbërritur edhe në Tiranë.

Hetimi për atentatin e dyshuar ndaj një shtetasi izraelit zbulon lidhje në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Shërbimet dyshojnë për një rrjet më të gjerë, të lidhur me Iranin dhe strukturat europiane të islamizmit politik... Aksioni i bujshëm që çoi në arrestimin e një grupi me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në Athinë, të dyshuar se po përgatisnin një akt terrorist, është zbardhur thuajse plotësisht. Materialet e operacionit kanë mbërritur edhe në Tiranë.

Shërbimet sekrete izraelite, të përfshira në ndjekjen e çështjes, dyshohet se kanë zbuluar lidhje të grupit të Athinës në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Sipas informacioneve të mbërritura, hetimi nuk ka zbuluar vetëm një operacion të organizuar nga strukturat iraniane të Gardës Revolucionare. Dyshimet shkojnë drejt një rrjeti më të gjerë, i cili vepron si ndërmjetës dhe lidhet me organizata europiane të islamizmit politik, të përshkruara nga burimet si “Vëllazëria Myslimane 2.0”.

Të dhënat lidhen edhe me një vendim të rëndësishëm që një gjykatë egjiptiane mori pak ditë më parë, përmes të cilit bëri publike lidhjet mes disa degëve europiane të këtij rrjeti.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal që Teherani e kontaktoi për të vrarë një shtetas izraelit në Greqi.

Pamja që del nga hetimi paraqitet më e ndërlikuar. Autoritetet dyshojnë për një rrjet organizatash të fjetura, të financuara dhe aktivizuara jo vetëm nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të Lindjes së Mesme. Hetuesit nuk përjashtojnë lidhje me qarqe turke dhe me struktura të financuara nga vende të Gjirit Persik.

Përfshirja e dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në tentativën për atentat në Greqi nuk duket si lidhje e improvizuar. Sipas të dhënave paraprake, ajo mund të ketë ardhur përmes strukturave të ngritura prej vitesh në territoret shqiptare nga organizata të lidhura me Vëllazërinë Myslimane.

Irani bashkëpunon prej kohësh me Hamasin dhe organizata të tjera islamiste. Megjithëse këto grupe nuk janë shiite, Teherani i përdor brenda një fronti të përbashkët politik dhe ushtarak kundër Izraelit.

Përfshirja e Turqisë dhe e aktorëve të tjerë, mes tyre Katari, e ka zgjeruar dhe koordinuar më tej këtë rrjet.

Sipas informacioneve të siguruara, Irani, megjithëse i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, mban në Tiranë një zyrë përfaqësimi pranë Ambasadës së Turqisë, me dijeninë e qeverisë shqiptare. Ky informacion kërkon ende konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Ngjarja e Athinës ka rëndësi të drejtpërdrejtë për shqiptarët e rajonit. Deri tani, shtetasit shqiptarë nuk ishin ekspozuar në këtë shkallë në një operacion të dyshuar terrorist kundër një shteti properëndimor apo qytetarëve të tij.

Zbulimi i këtij rrjeti mund të ndikojë edhe mbi mënyrën se si aktorët ndërkombëtarë do ta trajtojnë islamizmin politik dhe strukturat e tij në Ballkan. Çështja pritet të hyjë në diskutimet më të gjera të sigurisë, në një kohë kur fuqitë e mëdha po negociojnë në Kinë për ekuilibrat e rinj botërorë./Pamfletivëllazëria myslimane athina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Historia e zezë e 15 Drejtorëve: QSUT 'Nënë Tereza', rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit 18 Nëntor 2026, 10:4110:41Dosja e zezë Pse protestat popullore dështojnë kur bëhen në stilin e Hamas-it? 17 Nëntor 2026, 14:0714:07Dosja e zezë I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut dhe gruas së tij; mes tyre kompani farmaceutike 17 Nëntor 2026, 11:5011:50Dosja e zezë Si e ndaluan Niko Peleshi dhe Ervin Mete shitjen e repartit ushtarak që Edi Rama po ia jepte Gjergj Lucës me dokumente false 16 Nëntor 2026, 12:1212:12Dosja e zezë Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri? 15 Nëntor 2026, 16:5816:58Dosja e zezë Elbasani në duart e krimit, dosja e SPAK që kërcënon kupolën socialiste 14 Nëntor 2026, 19:1519:15Dosja e zezë