Lajme Zone
Të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre, AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre, AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 3 në Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë Dejon Bejko, 25 vjeç, me gradën Inspektor, dhe Edison Kuka, 23 vjeç, po me gradën Inspektor, të dy me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit nr. 3.

Ata dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. AMP bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policeshqiperi