Këngëtari i njohur Alban Skënderaj u është bashkuar artistëve që kanë reaguar në mbështetje të të rinjve dhe protestave kundër qeverisë, duke shprehur shqetësimin për pamjet e dhunës gjatë përplasjeve me policinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Skënderaj i ka cilësuar pamjet si të dhimbshme, ndërsa ka theksuar se punonjësit e policisë duhet të jenë të trajnuar për të reaguar në mënyrë profesionale, në varësi të situatës. Këngëtari shprehet se, pavarësisht frustrimit që mund të shoqërojë protestuesit, përdorimi i forcës duhet të jetë profesional dhe në përputhje me rrethanat. Sipas tij, situata të tilla duhet të ishin shmangur. “Të dhimbshme këto imazhe! Mund ta imagjinoj deri diku frustrimin, por policët supozohet të mos jenë individë të thjeshtë e të papërgjegjshëm. Ata supozohet të jenë të trajnuar për të reaguar në mënyrë profesionale, sipas rrethanave dhe nevojës. Situata të tilla do të duhej të ishin totalisht të shmangshme e të panevojshme!”, shkruan Alban Skënderaj. Capture © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

