Ministri i Financave, Petrit Malaj, po prezanton në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve projektligjin për buxhetin e vitit 2027.
Gjatë fjalës së tij në prezantim, Malaj ka bërë me dije se të ardhurat buxhetore parashikohet të arrijnë në 9.4 milionë euro. “Edhe në vitin 2027 do të vijojmë rrugën e konsolidimit fiskal. Shqipëria po financon zhvillimin pa rrezikuar stabilitetin. Të ardhurat buxhetore për 2027 parashikohen në masën e 907.9 miliardë lekëve, 9.4 milionë euro ose sa 30.9 % e PBB-së. Programi i të ardhurave mbështet synimin e Ministrisë së Financave për rritjen nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor, realizimin e reformave të rëndësishme si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Në 2027 parashikohet që të ardhurat totale të arrijnë në 56 miliardë lekë ose 560 milionë euro më shumë krahasuar me ato të vitit 2026”, tha ministri. Ndër të tjera ka prezantuar edhe prioritetet kryesore që do të financohen në sektorin e arsimit. “Prioritetet kryesore që do të financohen janë: 1.1 miliardë lekë për rritjen e bursave të studentëve që vijnë nga familjet në nevojë; 400 milionë lekë shtesë që shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë; 500 milionë lekë për programin mësimor 'after school' dhe 100 milionë lekë për kërkimin shkencor. Përmes këtyre investimeve synojmë të përmirësojmë kushtetet dhe të forcojmë lidhjen mes arsimit, dijes dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh Malaj. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

