Lajme Zone
Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar. Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes. Meçe dhe Guçe akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi. Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 Gusht të viti 2024.