Lajme Zone
“Tani Ruzhdiut” që iu bë atentat në Sarandë, sapo ishte liruar nga burgu
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Tani Ruzhdiut” që iu bë atentat në Sarandë, sapo ishte liruar nga burgu

Personi që shihni në foto është Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës. Myrtaj u qëllua në një atentat të ndodhur në mes të ditës, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se ishin dy persona të maskuar që lëviznin me motor dhe u larguan menjëherë pas sulmit.

Emri i Artan Myrtajt rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të rëndë të ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, me origjinë nga Kamza. Sipas të dhënave të bëra publike për atë ngjarje, autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto, 44 vjeç, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e ndihmuan atë gjatë ngjarjes dhe arratisjes. Përfshirja e Myrtajt në këtë dosje ishte bërë e ditur edhe më herët.

Mësohet se 44-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu, ndërsa tashmë është ekzekutuar në qendër të Sarandës, në rrethana që mbeten për t’u zbardhur nga hetimi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe pista që mund të lidhet me të kaluarën e viktimës. Nga atentati, përveç Myrtajt, mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, i cili ndodhej rastësisht në zonën ku u hapën të shtënat.