Lajme Zone
Tani e pengon vetëm matematika, ja kur mund të shpallet zyrtarisht kampion bote Kimi Antonelli
SportTop Channel

Tani e pengon vetëm matematika, ja kur mund të shpallet zyrtarisht kampion bote Kimi Antonelli

Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion në Formula 1, pas tërheqjes së George Russell nga gara Sprint në Singapor.

Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion në Formula 1, pas tërheqjes së George Russell nga gara Sprint në Singapor. Ky është abandonimi i dytë radhazi për pilotin britanik, pas atij në Malajzi, duke i dhënë mundësi italianit të thellojë diferencën në renditjen e kampionatit. Antonelli ka grumbulluar deri më tani 325 pikë, kundrejt 236 pikëve të Russell, me një avantazh prej 89 pikësh. Me shtatë gara të mbetura deri në përfundim të sezonit, piloti 20-vjeçar ka mundësinë ta sigurojë matematikisht titullin përpara garës së fundit.

Kur mund të shpallet Antonelli kampion?

Gara për titullin mund të marrë një drejtim vendimtar që në fund të muajit tetor. Nëse arrin të krijojë diferencën e nevojshme ndaj Russell, Antonelli mund ta sigurojë kampionatin përpara përfundimit të sezonit.

Çmimi i Madh i Austin (23–25 tetor): Antonelli shpallet kampion nëse përfn garën me 125 pikë avantazh.

Çmimi i Madh i Meksikës (30 tetor–1 nëntor): Diferenca prej 100 pikësh do t’i mjaftonte për të siguruar titullin.

Çmimi i Madh i Brazilit (6–8 nëntor): Një avantazh prej 75 pikësh do të ishte i mjaftueshëm.

Çmimi i Madh i Las Vegasit (20–22 nëntor): Titulli sigurohet me 50 pikë diferencë.

Çmimi i Madh i Katarit (27–29 nëntor): Një epërsi prej 25 pikësh do të mjaftonte për kurorëzimin e tij.

Çmimi i Madh i Abu Dhabit (4–6 dhjetor): Gara e fundit e sezonit, ku mund të vendoset përfundimisht kampioni nëse titulli nuk është siguruar më herët.

Çfarë i duhet Antonellit për të fituar titullin?

Edhe në skenarin kur George Russell fiton të shtatë garat e mbetura, duke grumbulluar maksimumin prej 175 pikësh, Antonelli do të kishte ende mundësi ta fitonte kampionatin. Sipas përllogaritjeve, italianit do t’i duheshin edhe 87 pikë deri në fund të sezonit për t’u shpallur kampion në këtë skenar.

Në renditjen aktuale, përveç Russell, matematikisht në garë për titull mbeten edhe Lewis Hamilton me 221 pikë, Charles Leclerc me 197, Max Verstappen me 196 dhe Lando Norris me 189 pikë.

Si vendoset titulli në rast barazimi me pikë?

Në rast se dy pilotë përfjnë sezonin me pikë të barabarta, titulli përcaktohet fillimisht nga numri i fitoreve në garat e kampionatit. Nëse barazimi vazhdon, merren parasysh rezultatet e tjera, duke nisur nga numri i vendeve të dyta, më pas i vendeve të treta dhe kështu me radhë, deri në përcaktimin e pilotit me rezultatet më të mira.

Me shtatë gara ende për t’u zhvilluar, Antonelli ka një avantazh të rëndësishëm, por gara për titullin nuk është mbyllur matematikisht. Rezultatet e garave të ardhshme do të përcaktojnë nëse italiani do të arrijë ta sigurojë kurorën përpara finales së Abu Dhabit. Top Channel