Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte në vijat e bardha. Nga përplasja, i moshuari ka përfunduar në trotuar dhe ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku sipas burimeve zyrtare të Policisë ka marrë fraktura të shumta në gjymtyrë. Fatmirësisht, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, sipas burimeve nga vendngjarja, autoambulanca është vonuar rreth 25 minuta për të mbërritur në vendin e aksidentit. Vonesa e shërbimit të urgjencës ka ngritur shqetësim, ndërsa priten të dhëna të tjera mbi shkaqet e aksidentit dhe ndërhyrjen e shërbimeve në vendngjarje. Informacion shtesë i përditësuar nga policia, ora 12: 44: Shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga taksia, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

