Takimi i kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen, me qëllim shpjegimin e reformës së propozuar nga Partia Socialiste dhe diskutimin e hapave të mëtejshëm. Kjo është një reformë për Shqipërinë dhe jo një reformë për një bashki apo për një tjetër. Përvoja e Reformës Administrative-Territoriale të vitit 2014 tregoi se, sa herë bashkitë bashkohen, përfitimet janë të përbashkëta më shumë kapacitete, shërbime më të mira dhe një administrim më efikas. Edhe në rastin e Divjakës dhe Dimalit, bashkimi synon të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët. Roli i qytetit do të mbetet i qartë në funksionimin e njësisë së re vendore dhe në ruajtjen e shërbimeve që ofrohen sot. Ky është një nga garancitë kryesore që qytetarët duhet të kenë cenimin e shërbimeve që sot ofrohen nga bashkitë aktuale. Reforma do të vijojë përpara, përmes konsultimeve të nevojshme me bashkitë, komunitetet dhe të gjithë aktorët e përfshirë, me synimin për të ndërtuar një organizim vendor më funksional, më efikas dhe më pranë qytetarëve. Reforma Territoriale, përfn pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës. Zbardhen diskutimet

