Lajme Zone
Takimi i Ramës me kryebashkiakët/ CNA zbulon detaje
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Takimi i Ramës me kryebashkiakët/ CNA zbulon detaje

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i kryeministrit Edi R...

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive, ku morën pjesë dhe drejtuesit e qarqeve.

Sipas informacioneve të siguruara nga CNA, kryetarët e bashkive kanë raportuar në mbledhje mbi problematikat e tyre dhe shqetësimet që krijohen nga shkrirja e disa bashkive.

Ndërkohë, bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka qenë i vendosur në qëndrimin e tij për uljen e numrit të bashkive në vend.

Gjithashtu mësohet se ju ka kërkuar kryetarëve të bashkive të mos bëhen pjesë e lëvizjeve për karrigen e tyre dhe duke nxitur protesta të panevojshme.

Sipas tij, lëvizja e fundit e Reformës Territoriale mund të ndihmojë shumë nga bashkitë duke iu sjellë më shumë investime dhe zhvillim.

Kujtojmë se propozimi i PS-së për ndarjen administrativo-territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.