TIRANË- Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas një postimi të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke deklaruar se një status që ajo kishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe që i atribuohej kryeministrit Edi Rama ishte i falsifikuar. Në postimin e saj, Tabaku i referohej një statusi të publikuar në emër të Ramës, sipas të cilit kryeministri pretendohej se kishte reaguar ndaj kërkesës së Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Në statusin që MIA e cilëson të falsifikuar, Ramës i atribuohej deklarata se qeveria nuk do ta shfuqizonte ligjin, pasi “populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit”. LEXO edhe...Preç Zogaj: Reflektimi ndaj protestave, forcimi i shtet-partisë elektorale Në të njëjtin postim pretendohej se Rama kishte shkruar se qeveria do të respektonte “vullnetin e sovranit” dhe se nëse në shtator do të pyetej përse ligji nuk ishte shfuqizuar, përgjigjja e tij do të ishte se “populli ka vendosur që të vendosë vetë”. Në foton që ka ndarë MIA, nga postimi i Tabakut, kjo e fundit akuzonte kryeministrin se po përdorte referendumin si justifikim për të shmangur përgjegjësinë, pasi Parlamenti Europian, sipas saj kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit. Ajo shkruante gjithashtu se kur socialistët e votuan ligjin, “nuk e pyetën popullin”, ndërsa tani kryeministri, sipas saj, “kujtohet për sovranin”. Pas postimit të Tabakut reagoi Agjencia për Media dhe Informim, e cila mohoi që statusi të ishte publikuar nga kryeministri “Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar(fake), i cili i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Bëjmë me dije se ky tekst nuk është publikuar nga Kryeministri dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Do të ishte e udhës që znj. Tabaku ta tërhiqte ripostimin dhe t’u kërkonte ndjesë atyre që kanë rënë pre e këtij falsifikimi. Në sqarim të medias dhe opinionit publik, bëjmë me dije se përmbajtja e atij teksti nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk është publikuar nga Kryeministri Edi Rama. Përpjekje të tilla për të fabrikuar deklarata dhe për t’ua atribuar ato zyrtarëve publikë janë një tjetër shembull i keqinformimit që synon të manipulojë opinionin publik”, shkruan MIA. Tabaku duket se e ka fshirë këtë postim, pasi nuk gjendet më në rrjetet e saj sociale, ndërsa deri më tani nuk i është përgjigjur këtë reagimi të MIA-s. Postimi i Jorida Tabakut (i publikuar nga MIA) Reagimi i MIA SI.E./ReportTv.al edi rama agjencia per media dhe informim Jorida Tabaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.7% Nuk e di 3% Vota total: 700 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

