Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku teksa njoftoi se partia e tij heq dorë nga të gjitha pretendimet për të pasur një post në qeverinë e Kosovës, deklaroi dhe propozimin për zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku propozoi zgjedhjen e një presidenti nga të gjitha partitë shqiptare në Parlamentin e Kosovës.
Abdixhiku bëri apel të zgjidhet një president që mbron republikën dhe Kushtetutën e Kosovës. “Le ta zgjedhim të gjithë bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, ato që duan të participojnë presidentin që e mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës. LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, tha Abdixhiku./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

