Lajme Zone
SYRI TV/ Vijojnë reshjet e shiut në Kukës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Vijojnë reshjet e shiut në Kukës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Gjatë orëve të fundit kanë vijuar reshjet e shiut kryesisht në veri të vendit, duke sjellë probleme. Në Kukës, ka pasur rrëshqitje gurësh në akset rurale, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme vijon të ketë në zonat malore të Shkodrës, ku disa rrugë rurale në zonën e Shalës janë të bllokuara.

Gjatë orëve të fundit kanë vijuar reshjet e shiut kryesisht në veri të vendit, duke sjellë probleme. Në Kukës, ka pasur rrëshqitje gurësh në akset rurale, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme vijon të ketë në zonat malore të Shkodrës, ku disa rrugë rurale në zonën e Shalës janë të bllokuara. Vendi ynë vijon të jetë i përfshirë nga mot i paqëndrueshëm. Në qarkun e Kukësit edhe gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut, duke sjellë për pasojë probleme në disa zona. Sipas njoftimit nga emergjencat civile, reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore.Lexo edhe:Parashikimi i motit për sot, zonat ku do të ketë reshje të dendura shiu Akset kryesore rrugore janë të hapura, ndërkohë që probleme janë regjistruar në zonat rurale ku ka mungesë të energjisë elektrike. Mungesa e energjisë është në fshatrat Nangë e Bushat Nj.Adm. Bicaj bashkia Kukës, fshatrat Kishaj Pogaj Nj.Adm Gjinaj, fshatrat Cahan e Mujaj Nj.Adm Qytet Krumë bashkia Has, fshatrat Pac, Berishë Nj.Adm Bytyç dhe Nj.Adm Lekbibaj pjesërisht bashkia Tropojë. Nuk raportohet për probleme me ujin të pijshëm. Reshjete dendura të shiut kanë vijuar edhe në qarkun e Shkodrës. Për shkak të reshjeve dhe vërshimit të ujit, Në Njësinë Administrative Shalë vijon puna për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit në akset rrugore të bllokuara si pasojë e reshjeve intensive. Në Bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Kamicë, Njësia Administrative Qendër, prurjet e larta të Përroit të Thatë vijojnë të pengojnë aksesin rrugor, por pa prani te ujit ne banesa. Sipas informacionit të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar reshje të konsiderueshme në zonat malore, ndërsa në zonat fushore rreth 25 mm reshje. Aktualisht nuk raportohen dëmtime apo probleme në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga ujërat.