Lajme Zone
Syri TV/ Vështirësi për bletërritësit në Elbasan
EkonomiSyri

Syri TV/ Vështirësi për bletërritësit në Elbasan

Kushtet klimatike, pesticidet dhe konkurrenca me mjaltin industrial po dëmtojnë bletërritësit në qarkun e Elbasanit.

Kushtet klimatike, pesticidet dhe konkurrenca me mjaltin industrial po dëmtojnë bletërritësit në qarkun e Elbasanit. Bletërritësit thonë se thatësira ka ndikuar negativisht në prodhimin e mjaltit, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për këtë sektor.Lexo edhe:Syri TV/ Plasaritje në Urën e Matit, kufizohet qarkullimi Sipas tyre, për të siguruar produktin përfundimtar nevojiten rreth 11 muaj punë dhe kujdes për bletët, por në fund mundi nuk shpërblehet sa duhet. Një tjetër shqetësim janë pesticidet dhe ilaçet e përdorura për trajtimin e bletëve. Bletërritësit shprehen se këto produkte nuk kanë dhënë efektin e pritshëm dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve. Konkurrenca me mjaltin industrial mbetet gjithashtu një problem për bletërritësit. Ata kërkojnë më shumë kontrolle për cilësinë e mjaltit dhe produkteve të importuara. Sipas bletërritësve, problemet e vazhdueshme kanë ndikuar në uljen e numrit të personave që merren me këtë aktivitet, ndërsa gjithnjë e më shumë bletët po mbarështohen nga të moshuarit.