Korça po mikpret ekspozitën “Udhëtime të arumunëve të Ballkanit”, e cila ka në fokus jetën e këtij komuniteti në qytete e shtete të ndryshme të rajonit, përfshi Shqipërinë. Fotot janë shkrepur më shumë se një shekull më parë, ndërsa, veç komuniteteve arumune, ato japin të dhëna edhe për zhvillimin dhe ndryshimin e vendbanimeve. Fotografi të realizuara më shumë se një shekull më parë sjellin në Korçë jetën dhe traditat e komuniteteve arumune të Ballkanit. Ekspozita “Udhëtime te arumunët e Ballkanit”, e hapur më 6 tetor në Qendrën e Artit dhe Kulturës, rikthehet për herë të dytë në qytet, këtë herë në format digjital.Lexo edhe:Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit Në qendër janë fotografitë e vëllezërve Janaki dhe Milton Manakia, të cilët dokumentuan vendbanimet, njerëzit dhe jetën e përditshme në Ballkanin e fillimit të shekullit XX. Pamjet ndërthurin portretet e personaliteteve të kohës me ato të banorëve të thjeshtë, duke sjellë një pasqyrë të larmisë kulturore dhe fetare të rajonit. Ekspozita ndërthur fotografitë historike me pamje të sotme, duke treguar ndryshimet që kanë pësuar vendbanimet dhe komunitetet. Përmes fotografive dhe njohjes së gjuhës, aktiviteti synon të përcjellë te brezat e rinj një trashëgimi që lidh Shqipërinë me historinë kulturore të Ballkanit.

