SYRI TV Ura e vjetër e Bunës nuk gjen qetësi. Dërrasat e saj janë dëmtuar duke u kthyer në rrezik për banorët. këta të fundit kërkojnë ndërhyrje efikase dhe jo shou me riparimet që i bëhen kësaj nyje të rëndësishme në Shkodër.Lexo edhe:SYRI TV/ Rritja e kostos së jetesës rëndon buxhetin e familjeve, qytetarët: Çmimet, të papërballueshme Dërrasat e thyera janë një problem serioz për qytetarët, të cilët duhet të kalojnë me kujdes nën frikën se mund të gjymtohen. Qytetarët kërkojnë riparim të plotë të urës, teksa shprehen se kjo urë nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Sipas tyre, ndërhyrjet e pjesshme që bëhen nga bashkia janë për shoë, ndërkohë theksojnë se është e rrezikshme të lëvizësh përgjatë urës. Mungesa e një investimi afatgjatë po e çon këtë monument drejt degradimit të plotë.

