Lajme Zone
SYRI TV/ Shkodër, amortizohet rruga 'Selim Çoba', gropat me ujë kthehen në 'liqen'
Të tjeraSyri

SYRI TV/ Shkodër, amortizohet rruga 'Selim Çoba', gropat me ujë kthehen në 'liqen'

Rruga “Selim Çoba” në Shkodër kthehet në “liqen”. Kështu mund të përshkruhet situata në këtë rrugë, që i shërben dhjetëra banorëve në lagjen “Zoteknik” në Shkodër. Gropat janë mbushur me ujë, ndërsa kalimi i banorëve është thuajse i pamundur. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia.

Rruga “Selim Çoba” në Shkodër kthehet në “liqen”. Kështu mund të përshkruhet situata në këtë rrugë, që i shërben dhjetëra banorëve në lagjen “Zoteknik” në Shkodër. Gropat janë mbushur me ujë, ndërsa kalimi i banorëve është thuajse i pamundur. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia. Situata bëhet më e vështirë sidomos për fëmijët që duhet të kalojnë përmes ujit për të shkuar në shkollë.Lexo edhe:SYRI TV/ Cërrik, shegët mbeten në pemë, fermerët dalin me humbje Gropat e mbushura me ujë sa herë ka reshje shiu vështirësojnë kalimin në rrugën “Selim Çoba” në zonën e Kirasit të Bashkisë Shkodër. Banorët ndihen të indinjuar nga neglizhenca e bashkisë, teksa nuk është ndërhyrë prej vitesh. Ndërhyrja në këtë rrugë është tepër e domosdoshme, pasi për të lëvizur në stinën e dimrit është tepër e vështirë.