Lajme Zone
SYRI TV/ Rritet numri i aborteve në Shqipëri, 4.277 aborte në 2025
EkonomiSyri

SYRI TV/ Rritet numri i aborteve në Shqipëri, 4.277 aborte në 2025

Numri i aborteve në Shqipëri ka pësuar rritje. Në vitin 2025 u regjistruan 85 aborte më shumë se një vit më parë, ndërsa raporti arriti në rreth 190 aborte për çdo 1 mijë lindje. Grupmosha 20-34 vjeç vijon të ketë peshën më të madhe, ndërsa përqindja më e lartë ndër vite i përket grave me nivel më të ulët arsimor. Shifrat vijnë në një kohë kur Shqipëria po përballet edhe me rënie të lindjeve dhe tkurrje të popullsisë.

Numri i aborteve në Shqipëri ka pësuar rritje. Në vitin 2025 u regjistruan 85 aborte më shumë se një vit më parë, ndërsa raporti arriti në rreth 190 aborte për çdo 1 mijë lindje. Grupmosha 20-34 vjeç vijon të ketë peshën më të madhe, ndërsa përqindja më e lartë ndër vite i përket grave me nivel më të ulët arsimor. Shifrat vijnë në një kohë kur Shqipëria po përballet edhe me rënie të lindjeve dhe tkurrje të popullsisë. Në një kohë kur Shqipëria po përballet me rënie të vazhdueshme të popullsisë dhe me numër gjithnjë e më të ulët lindjesh, një tjetër tregues shqetësues është rritja e numrit të aborteve. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 4.277 aborte, nga 4.192 që ishin një vit më parë. Raporti i aborteve arriti në rreth 190 të tilla për çdo 1 mijë lindje. Grupmosha 20 deri në 34 vjeç vijon të ketë peshën më të madhe në abortet e regjistruara. Sipas të dhënave të INSTAT, gratë e kësaj grupmoshe përbëjnë 56.8% të aborteve gjithsej.Lexo edhe:VIDEO/ 13.8 milionë euro për ujësjellësin, Elbasani ende pa ujë Një tjetër element që bie në sy është profili social i grave që kryejnë abort. Të dhënat ndër vite tregojnë se përqindja më e lartë është te gratë me nivel më të ulët arsimor. Ndërsa rreth 72% e aborteve janë kryer nga gra të martuara. Shifrat marrin një rëndësi të veçantë në një realitet demografik ku edhe vetë numri i lindjeve po tkurret. Në vitin 2025, në Shqipëri lindën 22.541 foshnje, 3.3% më pak se në vitin 2024. Ndërkohë, popullsia e vendit më 1 janar 2026 zbriti në rreth 2.34 milionë banorë, me një rënie prej 1.16% në harkun e një viti. Por rënia e popullsisë nuk lidhet vetëm me lindjet. INSTAT evidenton edhe ndikimin e emigracionit. Në vitin 2024, rënia e popullsisë u ndikua nga migracioni neto negativ me rreth 28.800 persona. Pra, Shqipëria po përballet njëkohësisht me dy presione demografike: më pak njerëz po lindin dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë po largohet nga vendi. Nëse kjo tendencë vijon, sfida për Shqipërinë nuk është vetëm numri i banorëve që humbet nga viti në vit, por edhe ndryshimi i strukturës së popullsisë, me një peshë më të madhe të moshave të vjetra dhe me një bazë gjithnjë e më të ngushtë të brezave të rinj.