Rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri është konfirmuar në qarkun e Korçës. Epidemiologia e ISHP, Adela Vasili tregon se nga 30 raste të dyshuara të testuara, vetëm një ka rezultuar pozitiv, aktualisht në gjendje të qëndrueshme. Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se sëmundja transmetohet përmes mushkonjave të infektuara dhe nuk kalon nga njeriu te njeriu, ndërsa apelojnë për kujdes ndaj mushkonjave, veçanërisht për personat mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të ulët. SYRI TVLexo edhe:Shikimi i ushqimit në TikTok mund të rrisë urinë tek adoleshentët Gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit gusht, në Shqipëri është evidentuar rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor për vitin 2026, i konfirmuar në qarkun e Korçës. Në një deklaratë për mediat, epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara, ndërsa vetëm një rast ka rezultuar i konfirmuar. Deri më tani, ky mbetet rasti i vetëm i identifikuar, pasi testet e kryera te personat e afërt të pacientit kanë rezultuar negative. Sink “Kete vit kemi pasur 30 raste te dyshuara, vetem 1 rast i konfirmuar. Ne kujdesin e mjekeve ne Spitalin Rajonal Korçe. Gjendja shendetesore stabel. Nuk kemi raste te tjera te konfirmuara apo dyshuara me ethet e Nilit.” Epidemiologia Vasili shpjegoi gjithashtu simptomat kryesore të “Etheve të Nilit”, si dhe kategoritë që paraqesin rrezikun më të lartë për zhvillimin e formave të rënda të infeksionit. Sink “80% e rasteve jane shenja te nje gripi te lehte, 20% shenja qe mund te tregojne semundje te rende dhe ne keto raste pacienti shtrohet ne spital. Personat qe e shfaqin klinikisht ne menyre me te renda jane mbi 60 vjec, persona me imunitet te ulet si dhe persona qe mund te kene bere transplante apo nderhyrje te renda.” Sipas epidemiologëve, Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, ndërsa nuk transmetohet nga një person te tjetri. Sink “Semundje qe transmetohet nëpërmjet mushkonjave qe jane bartese te virusit nga zogjte apo kuajt e infektuar. Semundje qe transmetohet vetem nëpërmjet mushkonjave, jo nga njeriu tek njeriu. Mushkonja eshte e pranishme ne vendin tone, masat jane marre per dezinsektimin.” Ekspertët e shëndetit publik u bëjnë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, përmes eliminimit të ujërave të ndenjura dhe shmangies së zonave me risk, ku përhapja e mushkonjave është më e madhe. Në Shqipëri, infeksioni nga “Ethet e Nilit” është dokumentuar edhe më herët. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara.
