Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në Urën e Matit, në aksin Lezhë-Milot, është kufizuar për shkak të plasaritjeve të konstatuara në strukturë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, duke ndaluar kalimin e mjeteve me peshë mbi 13 tonë. Masa është marrë disa muaj pas ndërhyrjes për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës dhe kufizimit, në urë vijojnë të kalojnë mjete të rënda.Lexo edhe:Syri TV/ Vështirësi për bletërritësit në Elbasan Përdoruesit e këtij aksi shprehen se ura vijon të ketë probleme dhe ngrenë shqetësime për cilësinë e punimeve të kryera. ARRSH sqaron se kufizimi është një masë parandaluese për mbrojtjen e ndërhyrjes së kryer në themele dhe për garantimin e qëndrueshmërisë së strukturës. Për rikonstruksionin dhe përforcimin e Urës së Matit, me gjatësi 844 metra, u akordua një fond emergjent prej 107 milionë lekësh, ndërsa punimet zgjatën rreth 8 muaj.

