Lajme Zone
SYRI TV/ ‘Nuk ngjallen historitë’ fituese e 'Luleborë', festivali në Shkodër në edicionin e 11
SportSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ ‘Nuk ngjallen historitë’ fituese e 'Luleborë', festivali në Shkodër në edicionin e 11

Në edicionin e 11-të të festivalit 'Luleborë' në Shkodër, ku konkurruan 16 këngë, fituese ishte kënga "Nuk ngjallen historitë". Gjithashtu, çmime kishte edhe për interpretuesin më të mirë, si dhe një e veçantë e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtares me origjinë nga India.

Në edicionin e 11-të të festivalit 'Luleborë' në Shkodër, ku konkurruan 16 këngë, fituese ishte kënga "Nuk ngjallen historitë". Gjithashtu, çmime kishte edhe për interpretuesin më të mirë, si dhe një e veçantë e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtares me origjinë nga India. Kënga "Nuk ngjallen historitë", e kënduar nga Arseld Muca & Ea Zoga, është fituese e edicionit të 11-të të festivalit 'Luleborë' në Shkodër. Për dy netë, 16 këngë konkurruan në këtë festival, ndërsa 8 finalistë garuan për tre çmimet e para.Lexo edhe:Reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikimi i motit për sot Çmimi “Interpretuesi më i mirë” shkoi për Ivan Tanushi, ndërsa çmimi i tretë për Lulka Merkulaj dhe çmimi i dytë për Leonora Tukiqi. E veçanta e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtares me origjinë indiane, Sara Payman. Ajo mori pjesë me këngën “Një karrige pret”, me tekst të Françeska Ndojës, teksa tregoi emocionet e saj në këtë festival. Teatri “Migjeni” dhuroi dy netë plot ritëm, emocione, art dhe kreativitet në edicionin e 11-të të festivalit Luleborë.